Theret me thikë një 21-vjeçar në oborr të shkollës

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 14:47 | Nga

Një person është therur me thikë në oborrin e një shkollë në lagjen se Spitalit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se në lagjen e spitalit në Prishtinë, saktësisht në oborrin e një shkolle, një person është therur me thikë”, ka thënë për media Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë rajonale.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për G.I. mashkull 21 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin në fjalë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, L.G. mashkull 14-vjeç. Gjithashtu është konfiskuar edhe mjeti (thika) e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme