Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar.”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.