Policia e Kosovës bëri të ditur se sot rreth orës 15:00 në Prishtinë ka ndodhur një incident në të cilin një person ka marrë plagë nga një therje me thikë.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informacion për një incident në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në lagjen Arbëria në Prishtinë. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë ku viktima J.B, 37 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Hetuesit policor të stacionit Qendra po merren me rastin”, tha Ahmeti për Kallxo.com.