Një person është arrestuar, pasi i njëjti kishte therr me thikë tre viktima, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:12, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.