Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, ka ndodhur një therje me thikë.
Siç raporton policia sot, një burrë ka therur me thikë një grua, por policia nuk jep më shumë detaje pse.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari u dërgua në qendrën për mbajtje.