Francezi kërkon të nis një aventurë të re në rolin e trajnerit.
Thierry Henry ka qenë ndihmëstrajner i Roberto Martinez në kombëtaren belge gjatë Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”.
Por tani ish-sulmuesi i Arsenalit, kërkon të marrë i vetëm drejtimin e një kombëtareje.
Bëhet fjalë për Egjiptin, ku Henry tashmë ka nisur bisedimet me krerët e Federatës së Futbollit të këtij shteti.
Henry ka qenë shumë afër ë bëhej trajner i Aston Villas, por klubi anglez kishte vendosur që në fund të vazhdonte me trajnerin Steve Bruce, kurse tani francezi ka mundësinë e mirë për të nisur një projekt afatgjatë me kombëtaren egjiptiane.