Monaco i ka dhënë ultimatum Henryt

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Thierry Henry mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Monaco, pas rezultateve negative.

Drejtuesit e klubit francez, i kanë dhënë edhe një mundësi Henryt, i cili duhet ta fitojë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dijonit të shtunën, në të kundërtën do të mbetet pa punë.

Henry e zëvendësoi të shkarkuarin Leonardon Jardim, por ardhja e francezit, nuk ndryshoi asgjë, pasi nën drejtimin e tij, Monaco pësoi 7 humbje, 3 barazime dhe arriti vetëm 2 fitore.

Monaco renditet në vend të parafundit me 15 pikë, një më shumë se vendi i fundit që e mban Giungampi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme