Thirrja anonime që paralajmëroi vdekjen e John F. Kennedy

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 13:32 | Nga

Vdekja e njërit prej presidentëve më të dashur të SHBA-ve, John Kennedyt, është tema kryesore e teoricienëve të konspiracionit.
Thuhet se rreth orës 10 të mëngjesit, operatori telefonik në Oxsnard të Kalifornisë kishte pranuar një telefonatë.

“Presidenti do të vdesë në 10 minutat e ardhshëm”, kishte thënë zëri i një gruaje.

10 minuta kaluan ndërkaq gruaja po fliste akoma duke treguar se do të ketë të shtëna armësh në dritare në orën 10:30. Ajo e kishte ndërprerë lidhjen në 10:25.

Në orën 10:30 ashtu siç edhe kishte paralajmëruar zëri i gruas në telefon, u vra John F. Kennedy madje me të shtëna zjarri nëpërmjet dritares, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo.

Ajo që është edhe më interesante, është fakti se informacioni që “në dhjetë minutat e ardhshëm do të vritet presidenti” doli të ishte i saktë, sepse ai “vonua” duke shkuar tek vendi ku është vrarë duke u përshëndetur me kalimtarët e rastit.

Edhe pse kjo është një gjë e madhe, policia kurrë nuk ka arritur ta zbulojë se kush ishte në anën tjetër të lidhjes telefonike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme