Thirrja e Hitzfeld: Tani i gjithë kombi pas ekipit

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 12:35 | Nga

Ottmar Hitzfeld ka folur edhe për festën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjë.

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka folur për debatin e fundit, ku futbollistët shqiptarë festuan me shqiponjë, kalimin tutje të Zvicrës, kundërshtarin e mundshëm dhe Xherdan Shaqirin.

Zvicra mundi Serbinë 2:1, ku dy golat i shënuan Xhaka dhe Shaqiri. Të dy festuan duke bërë shqiponjën.

“Isha i bindur që nga fillimi se nuk do të ketë asnjë dënim për futbollistët”, është shprehur Hitzfeld për ‘Blick’, në lidhje me festën e Xhakës dhe Shaqirit.

“Ju bëni gabime në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy kanë qenë në ndikim të emocioneve. Mesazhet politike nuk lejohen. Në Nati u bisedua tashmë në vjeshtën e 2014-tes dhe u vendos që të përmbahen”, theksoi Hitzfled, përcjell albinfo.ch.

Ai foli edhe për debatin në lidhje me festën e tyre. “Se nxiti një debat është normale. Është Kupa e Botës, jo vetëm për tifozët e futbollit, por për gjithë kombin. Tani duhet të jetë futboll përsëri. Tani e gjithë Zvicra duhet të qëndrojë afër Nati-t përsëri”, theksoi ish-trajneri i Bayernit.

Ai shtoi se ky ekip premton shumë, derisa këshilloi Shaqirin që nëse i vjen rasti të transferohet në Liverpool, aty ku do të ketë mundësinë që të dëshmojë aftësitë e tij.

Të ngjashme