Thirrja e Kurtit për vetëgjyqësi

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 22:02 | Nga Përparim Gruda

Pas deklaratës së fundit të Kryeministrit, Qeveria Kurti dhe argumenti i saj i vetëm që lidhej me sundimin e ligjit ka rënë. Ajo është në detyrë vetëm formalisht, por ka humbur çdo lloj legjitimiteti politik dhe moral.

Si mund të flasë një Kryeministër në këtë mënyrë?! Populli ka dëgjuar të gjitha përgjimet, ku korrupsioni duket në shesh.

Çfarë Kryeministri është ky që mbron kështu krimin dhe korrupsionin?!

Kjo, në fakt, është thirrje për vetëgjyqesi dhe luftë civile.

Kosova nuk i ka borxh këtë askujt, aq më pak Albin Kurtit.

Të ngjashme