Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për kreun e opozitës, Lulzim Basha për kthimin e deputetëve të opozitës në kuvend.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijanqiç tha për Report Tv, se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, por debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend.
“Debati politik duhet te futet në Parlament. Ne do ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri.
Për ne është e rëndësishme që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhjet”, u shpreh Kocijanqiç.