Thirrje për protestë kundër ndotjes enorme të ajrit në Prishtinë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 10:06 | Nga

Prishtina do të vazhdojë të organizojë protesta kundër ndotjes së ajrit. Kjo gjë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërsa përgatitjet për protestën kanë marrë hov dhe janë afro 2 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur si pjesëmarrës të saj. Është hera e parë që në Kosovë organizohet një protestë e kësaj përmase.

Ndotja e ajrit në kryeqytet, kohët e fundit, ka arritur përmasat alarmante. Ndërsa, janë shtuar aktivitetet dhe reagimet në kundërshtim të kësaj dukurie dhe janë rritur kërkesat për të marrë masa kundër ndotësve më të mëdhenj të ajrit, siç janë: ndalimi i qarkullimit të automjeteve të vjetra në rrugë dhe ndalimi i përdorimit të gazrave helmuese për prodhimtari dhe ngrohje gjatë dimrit, shkruan sot “Koha Ditore”

Së fundi, një grup të rinjsh, kanë themeluar një iniciativë qytetare me emrin “Merr frymë!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër ndotjes së ajrit…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme