Thirrje publike për të mos e votuar demarkacionin

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 08:06 | Nga

Kryetari i Komunës së Deçanit, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, sidomos atyre të rajonit të Dukagjinit, nga partitë në pushtet, që mos ta votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky version i demarkacionit është i dëmshëm për Kosovën.

Selmanaj është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë votat për ta kaluar demarkacionin.

Kryetari i Deçanit ka folur edhe për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do të kthehet më 2 mars në Kosovë, por në rast të kundër, thotë se mund të ketë destabilizim të situatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme