Thonj të verdhë, këto janë arsyet

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 15:31 | Nga

Thonjtë e shëndetshëm kanë ngjyrë rozë, dhe nëse thonjtë kanë marrë ngjyrë të verdhë, atëherë kjo mund të jetë shkaktuar nga ndonjë çrregullim shëndetësor.Arsye të tjera për ngjyrën e verdhë të thonjve është edhe pirja e duhanit, infeksioni kërpudhor i lëkurës.

Por një tjetër arsye e shpeshtë pse thonjtë marrin ngjyrë të verdhë është edhe mos zbatimi i duhur i manikyrit në thonj.

Nëse keni probleme me këtë të fundit, atëherë ekziston një këshillë.

Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.

Barërat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme