Ngrënia e thonjve rrezik për shëndetin tuaj, mund të vijnë sëmundje nga ky ves

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Onychophagia ose ngrënia e thonjve është një zakon që prek më shumë se 20-30% të popullsisë.

Ngrënia e thonjve mund të shkaktohet nga perfeksionizmi, stresi, ankthi, çrregullimi obsesiv, ose thjesht nga mërzia dhe nervozizmi, mund të duket krejtësisht e padëmshme, por ajo mund të sjellë baktere ose infeksione në trup dhe gjak.

Ngrënia e thonjve mund të çojë në ftohje ose grip

Më shumë se 200 viruse po lundrojnë rreth e rrotull në çdo kohë, mund të zvogëloni ndjeshëm shanset për kapjen e një virusi duke i mbajtur duart larg gojës. Viruse që shkaktojnë gripin gjithashtu lulëzojnë në lëkurën tuaj, kështu që lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

Ngrënia e thonjve mund të dëmtojë dhe dhembët dhe mishrat tuaj

Akademia e Stomatologjisë së Përgjithshme ka zbuluar se ngrënia e thonjve mund të plasë, çaj, ose të konsumojë dhëmbët dhe gjithashtu mund të çojë në mishra të lënduar dhe dëmtimet e indit të dhëmbëve.

Duke ngrënë thonjtë mund të jeni më të prirur ndaj infeksioneve

Sigurisht, kafshimi i thonjve tuaj mund të transferojë bakteret nga duart tuaja në gojën tuaj, por nëse kafshoni thonjtë deri në pikën ku ju dhëmbin atëherë rreziku është m i madh.

Kjo lejon që bakteret dhe kërpudhat të krijohen më shpejt dhe janë më të rrezikshme. Përveç kësaj, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dëme të përhershme në qoftë se ju kafshoni dhe lëndoni pllakën e thonjve, sipas Dr Madan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme