Thyhen xhamat e kishës ortodokse në Istog, Prokuroria nis hetimet

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas një incidenti të raportuar nga Kisha Ortodokse Serbe që ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në Istog. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para dy ditësh, në orët e mbrëmjes, ku dikush ka thyer disa xhama të objektit fetar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është denoncuar tek sot nga përfaqësuesi i kishës, i cili ka njoftuar për dëmet që janë shkaktuar si pasojë e dëmtimit të xhamave në disa pjesë të objektit, të martën në mbrëmje.

Burimet nga prokuroria kanë bërë të ditur se akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, pasi zyrtarët policorë që janë të vendosur në këtë objekt nuk kanë informacione se ka ndodhur diçka e dyshimtë.

Megjithatë, si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të identifikohen personi apo personat e përfshirë në rast.

Të ngjashme