Zjarrfikësit kanë intervenuar në pasditen e së enjtes, pas lëvizjes së një pjese të xhamave të mbikalimit te “Rrethi”, pranë QKUK-së, në Prishtinë.
Shefi i ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve, Bajram Rexhepi, ka thënë se për shkak të vjetërsisë së bulonave dhe presionit të vazhdueshëm nga era, tek një pjesë e xhamave të mbikalimit është vërejtur lëvizje.
Zjarrfikësit kanë siguruar zonën, ndërsa sipas Rexhepit ata tashmë kanë bërë vlerësim të gjendjes, dhe bashkë me inspeksionin e Komunës së Prishtinës do ta zgjedhin problemin brenda ditës së sotme.
http://www.dailymotion.com/video/x5tfyf0