Thyhet rekordi i penaltive në një Kupë të Botës

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:18 | Nga

VAR-i ka sjell ndryshime të mëdha në botën e futbollit sidomos në kampionatin botëror të futbollit.

Botërori i Rusisë do të mbahet mend për numrin e penaltive të gjykuara, ku mesatarisht është dhënë një sosh në çdo dy ndeshje.

Madje, janë zhvilluar deri më tani rreth 40 për qind të takimeve të Kupës së Botës dhe tashmë është thyer rekordi.

Penaltia e Salman Al Farajit të Arabisë kundër Egjiptit ishte e 18-a, duke barazuar rekordin për më së shumti penalti në një Kampionat Botëror. Këtë rekord më parë e mbanin Kampionatet Botërore të viteve 1990, 1998 dhe 2002.

Nuk kaluan as dy orë, Cristiano Ronaldo fitoi një penalti ndaj Iranit gjersa po në të njëjtën ndeshje u gjykua edhe dënimi i njëzet, ku Karim Ansarifard ka çuar në rekordin në 20 penalti.

Nga këto gjuajtje 15 janë shënuar, ndërsa pesë tjerat janë humbur. Më së shumti penalti të konvertuara në gol u shënuan në Botërorin 98 kur u realizuan 17 gola nga penaltitë.

ndryshe, sot do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e radhës të botërorit që po mbahet në shtetin rus.

https://youtu.be/Wl1ct6ydtNE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme