Thyhet sërish rekordi i papunësisë në Gjermani

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Papunësia në Gjermani ra në 2,186 milionë persona në nëntor, niveli më i ulët që nga koha kur Agjencia Federale e Punësimit (BA) ka filluar të regjistrojë të dhëna.

”Shkalla e papunësisë ra edhe 0,1 pikë përqindje duke arritur në 4,8%”, tha sot BA-ja.

”Numri i punëkërkuesve ra me 18 000 persona krahasuar me muajin tetor dhe me 182 000 të tillë krahasuar me nëntorin 2017”, shtoi ajo.

Numri i të punësuarve në tregun gjerman të punës u rrit në 45,24 milionë persona në nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme