Kryetari i Mitrovicës, njëherësh nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri pritet që gjatë ditës së sotme të marrë vendim nëse do të qëndrojë në AKR dhe koalicionin e tyre me LDK apo do t’i bashkohet Vetëvendosjes.
I kontaktuar nga Klan Kosova paraditen e së mërkurës ai nuk ka dashur të komentojë rreth lajmeve se a do t`i bashkohet Lëvizjes.
Merret vesh se deri tek kjo dilemë e tij ka ardhur pas konfrontimit me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin si pasojë e fushatës zgjedhore dhe rezultatit të zgjedhjeve.
Gjitha këto vet Bahtiri ka thënë për Klan Kosova se do t`i sqarojë sot pasdite pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së.
Ndryshe, Agim Bahtiri ka qenë personi më insistues brenda AKR-së që të shkohet në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, parti me të cilën është në koalicion në Mitrovicë.