Tifozes së famshme kroate i dalin fotot nudo (18+)

Prishtinë | 15 Dhj 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online


Tifozja e bukur kroate, Ivana Knoll, prej fillimit të Botërorit në Katar ka tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve për fotot e saj “provokative” sidomos për një vend mysliman, ku zhveshja e femrave në publik mund të sjellë pasoja.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ka komente të ndryshme derisa disa e komentojnë edhe për lakuriqësinë e saj, e tjerët e pëlqejnë për bukurinë e saj.

Këtë e mbështet edhe fakti se kjo modele ka faqe të hapura nga tifozët në rrjetet sociale.

Një nga ato, nën emrin “ivanaknoll_ofc17” ka publikuar disa fotografi të kësaj tifozeje, ku shihet plotësisht e zhveshur. Sipas përshkrimit, fotografia është bërë në Doha të Katarit.

Sidoqoftë, Knoll tashmë është kthyer në vendlindje pasi Kroacia u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina favorite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme