Humbja ndaj Kroacisë ka lënë pasoja të mëdha te Argjentina.
Për La Selecion eliminimi i parakohshëm nga Botëror rus është shumë pranë, megjithatë ekizston ende një mundësi e vogël që kombëtarja albiceleste të kualifikohet në fazën tjetër.
Menjëherë pas humbjes ndaj Kroacisë futbollistët e Argjentinës kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Jorge Sampaoli të paktën duke iu referuar asaj që raportojnë mediat argjentinase.
Shkarkimi i Sampaolit mund të vijë shumë shpejtë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Nigerisë në stolin e 2-herë kampionëve të botës mund të jetë menaxheri i kombëtares Jorge Burruchaga.
Që lojtarët e Argjentinës nuk e duan më trajnerin Sampaoli kjo u vërtetua në fund të sfidës Kroacisë.
Në konferencën për shtyp Sampaoli u shpreh se lojtarët nuk janë përshtatur si duhet me projektin e tij, por nga ana i tjetër i pyetur për këto deklarata të trajnerit sulmuesi Sergio Aguero u shpreh me irritim për Sampaolin: “Le të thojë çfarë të dojë”, një tregues mëse i qartë ky se te Argjentina nuk e duan më trajnerin e tyre, madje mediat po aludojnë se Messi luajti qëllimisht shumë dobët ndaj Kroacisë për të bërë të mundur largimin e Sampaolit, transmeton “TCH”.
Por ndërkohë tifozët në rrjetet sociale kanë shfryrë ndaj yllit të Barcelonës duke i kërkuar atij tërheqjen e menjëherë nga kombëtarja albiceleste. Tërmeti te Argjentina sapo ka nisur.