Tifozët e Interit e kanë nderuar mbrojtësin e Milanit dhe kapitenin e Danimarkës, Simon Kjaer, veprimet e të cilit ishin vendimtare në shpëtimin e Christian Eriksenit nga vdekja në fushë të shtunën.
Mesfushori i Interit Christian Eriksen i pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 dhe Kjaer ishte i pari që i doli në ndihmë bashkatdhetarit të vet.
Kjaer, rival i Eriksenit në Serie A, u përkujdes që 29-vjeçari të mos e përpijë gjuhën derisa erdhi ekipi mjekësor i kombëtares daneze dhe pastaj i urdhëroi bashkëlojtarët ta krijonin një mur mbrojtës rreth Eriksenit për ta ruajtur privatësinë e tij.
Ai pastaj shkoi te bashkëshortja e Eriksenit për ta ngushëlluar dhe për ta qetësuar derisa burri i saj po luftonte me vdekjen.
Grupi zyrtar i tifozëve të Interit, Curva Nord, e vendosi një baner pranë stadiumit Giuseppe Meazza në Milano, në të cilin shkruhej: “Nderime për Kjaer. Njeri dhe kapiten i madh”.
Tifozët zikaltër i dërguar mesazh edhe Eriksenit, yllit të tyre i cili ruajti rol kyc që Interi ta fitojë titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve sezonin e kaluar.
“Christian, Curva Nord do të jetë gjithmonë përkrah teje”, shkruhet në banerin kushtuar danezit.