Portieri i Milanit, Mike Maignan u abuzua në baza racore nga tifozët e Juventusit gjatë nxemjeve para ndeshjes të së dielës.
Portieri rosoner ishte duke u përgatitur për ndeshjen e madhe në “Allianz Stadium” kur tifozët u pane duke e ofenduar në baza racore ish-portierin e Lille.
26-vjeçari erdhi si zëvendësues i Donnarummas para fillimit të sezonit të ri dhe ka pranuar vetëm dy gola në katër ndeshje në Serie A deri tash.
Së fundmi, Milani u ankua në prokurorin federal pasi Tiemoue Bakayoko u ofendua në baza racore nga tifozët e Lazios më herët këtë muaj.
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi po punon të identifikojë personat që e bënë këtë.