Tifozët francezë kthehen në stadiume nga 11 korriku

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Stadiumet në Francë do të hapen për tifozë që nga 11 korriku. Franca po lehtëson masat e përballjes me COVID-19, ndërsa qeveria franceze të shtunën ka thënë se do të hapen edhe stadiumet.

Maksimalisht pesë mijë shikues do të lejohen në arena. Ky kufizim mund të lehtësohet më vonë në verë. Kampionati i ri në Francë pritet të fillojë më 22 gusht.

Finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës tani mund të luhen me shikues në stadiume. Tifozët po ashtu do të kenë mundësinë që të përcjellin nga afër skuadrat në ndeshjet përgatitore.

Edicioni 2019\2020 i Ligue 1 të Francës zyrtarisht ishte anuluar më 30 prill, ndërsa PSG-ja u shpall kampione. Ligue 1 është e vetmja prej pesë ligave të mëdha evropiane të futbollit që ka anuluar edicionin. Premier League, La Liga dhe Bundesliga tashmë kanë rifilluar, ndërsa Serie A rifillon sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme