Mediat raportojnë se polici kishte marrë goditje në kokë, por ndërroi jetë në spital, pas një arresti kardiak.
Takimi i vlefshëm për Europa Leaguen mes Athletic Bilbaos dhe Spartakut të Moskës, filloi në një atmosferë shumë të tensionuar.
Rreth 2 orë para ndeshjes, në sheshin e qytetit u regjistrua një përplasje shumë e dhunshme mes tifozërive të dy skuadrave dhe për pasojë humbi jetën edhe një polic spanjoll.
Mediat raportojnë se polici kishte marrë goditje në kokë, por ndërroi jetë në spital, pas një arresti kardiak. Gjithashtu raportohet se në spital po trajtohen edhe 4 persona të tjerë, që kanë plagë të ndryshme nga protesta.