Një moment interesant ka ndodhur në prag të derbit lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Përkundër rivalitetit të madh ndërmjet klubeve dhe tifozerive, në stadiumin e qytetit sot ishte edhe një tifoz i moshuar, mbështetës i të dyja ekipeve që tregon kështu traditën shumëvjeçare të këtij qyteti në futboll.
Ai mbante shallet e të dyja skuadrave, ndërsa bëri edhe një foto së bashku me ekipet para fillimit të takimit.
Derbi i fundit i sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga “Skifterat” dhe “Intelektualët”.