Tiranë, 12 vjeçari mbytet në Liqenin e Farkës

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 16:52 | Nga

Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është mbytur në digën e Liqenit të Farkës.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25.

“Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht”, thotë policia, shkruan Top Channel.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme