Dy automjete u dogjën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Tiranë.
Policia e kryeqytetit njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 në rrugën “Shefqet Kuka” dhe nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrfikëses dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Një automjet tip “Mercedes Benz” është djegur plotësisht, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një taksi të parkuar ngjitur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, shkruan TCH.