Tiranë, i moshuari gjendet i vdekur në rrugë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Një i moshuar 79 vjeçar është gjetur i vdekur këtë të martë në njër trotuar të rrugës pranë Kopshtit Zoologjik.

Policia njofton se ka mbërritur në vendngjarje dhe nga këqyrja e parë mbi trupin dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Kjo është vdekja e dytë e raportuar nga policia e Tiranës për këtë të martë, teksa më parë një 60 vjeçar humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike .

Të ngjashme