Tjetër lëkundje e fortë e tërmetit në afërsi të Tiranës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër lëkundje tërmeti ka ndodhur në afërsi të Tiranës në orën 9 e 26 minuta.

Mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Po ashtu, sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Vorë dhe thellësia e lëkundjeve ishte 5 kilometra.

Kujtojmë se tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 52 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha, transmeton Telegrafi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme