Ishin vetëm 93 deputetë dhe ishte e pamundur të mbahej seanca e jashtëzakonshme e cila u thirr për amendamentet kushtetuese, nëpërmjet të cilave do të votohej presidenti nga populli, raporton Ekonomia Online.
Por në fund të kësaj seance, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se në ora 22:00 do të mbahet një tjetër seancë, por që nuk dihet për çka.
