Tjetër vrasje në Prishtinë – Një 52-vjeçar theret nga dhëndri i tij

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 29 Nën 2023 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka therur për vdekje vjehrrin e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Të ngjashme