Toaletet e meshkujve gjashtë herë më të papastra se të grave

Prishtinë | 02 Nën 2024 | 02:01 | Nga Ekonomia Online

Kur është fjala për mirësjelljen në toalet, “mëkatet” e meshkujve janë shumë më të mëdha se sa lënia e kapakut pa e ulur.

Burrat me të vërtetë kanë më pak të ngjarë se sa gratë që të lajnë duart pas përdorimit të banjës dhe mund t’i rrezikojnë njerëzit e tjerë nga mikrobet që lënë pas, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

Një studim i çastit në një ndërtesë të madhe të zyreve në Londër, ka zbuluar se dera e banjos së meshkujve përmbante pothuajse gjashtë herë më shumë baktere sesa e grave.

Gjithashtu Shoqëria Mbretërore e Shëndetit Publik gjeti se vetëm gjysma e meshkujve i pastrojnë duart pas përdorimit të tualetit krahasuar me gati dy të tretat e grave.

Kjo mund të rrisë rrezikun që baktere të dëmshme të stomakut të kalojnë nga sipërfaqja e ndotur.

Të ngjashme