Edicioni i vitit 2017 i “Readers ‘Choice Awards” i Conde Nast Traveler, kurorëzoi Tokion si qytetin më të mirë në botë për vitin 2017. Në një anketë ku votuan më shumë se 300,000 lexues, Tokio u konsiderua si qyteti që kurrë nuk i zhgënjen vizitorët e tij duke i lënë ata të frymëzuar dhe të ngazëllyer. Conde Nest bie dakort se Tokio është një përzierje e kontradiktave, me ndërtesa ultramoderne, të ndriҫuara me drita neoni, tempuj të qetë, faltore historike dhe pyje të lashta.
Një qendër për inovacionin, kryeqyteti japonez gjithashtu ka më shumë yje Michelin se çdo vend tjetër në tokë dhe është një nga destinacionet më të mira në botë për ushqimin, madje konsiderohet si një parajsë për ata që e duan ushqimin.
Por Tokio u rendit gjitashtu si qyteti më i sigurt në botë për vitin 2017 në një raport të Njësisë së Inteligjencës së “The Economist”.
Ndërkohë, pas Tokios, Vjena dhe Kioto, renditen në podiumin e CN Traveler.
Në përgjithësi, lista e qyteteve më të mira në botë dominohet nga Evropa, e cila zë gjashtë nga 10 vendet e para.