Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, gjatë një tubimi theksoi angazhimin e tij për implementimin e sigurimeve shëndetësore, rritjen e pagave dhe koeficientëve për arsimtarët, si dhe mbështetje për ushtrinë dhe policinë.
Ai theksoi se garantues për këto ndryshime është Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Ekonomia Online.
“Me implemetuar sigurimet shëndetësore me kthye dinjitetin e arsimtarëve me iu rrit pagat dhe me rrit koeficientin me përkrahë ushtrinë dhe policinë dhe me siguruar një mirëqenie për qytetarët e vendit. Kush është garantues për këto është kryeministri unë Ramush Haradinaj”, ka thënë Tolaj.