Infektologu Ilir Tolaj ka pohuar se nëse nuk vjen një valë e re e kovidit atëherë kjo gjë në mënyrë indirekte e vërteton që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar këtë sëmundje.
Ai po ashtu ka thënë që situata ende nuk është alarmante sa i përket numrit të personave të infektuar me kovid, mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Tolaj ia ka atribuuar këtë fushatave zgjedhore nga partitë të cilat nuk i kanë respektuar masat anti-kovid, njofton Klan Kosova.
“Këto takimet në nivelin ministror me mediat praktikisht janë të ekzagjeruara” ka thënë Tolaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Aktivitet për pandeminë dhe aktivitetet anti-kovid duhet të jenë të vazhdueshme. Nuk ka nevojë as për media, as për televizor, as për salla të mdhaja, as për deklarata pompoze të asaj”.
Sipas Tolajt, këto organizime nga ministria e japin një shije të hidhur dhe se askush nuk i merr seriozisht.
“Kjo jep një shije shumë të hidhur që praktikisht politika, autoritetet shëndetësore më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe për gjendjen e pandemisë.
“Praktikisht, politika, autoritetet shëndetësore, në këtë rast më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe gjendjen e pandemisë”.
“Edhe për këtë arsye mendoj se nuk janë produktive, nuk i merr askush seriozisht, dhe nuk i respekton askush se çka thonë”.