Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, për të tretën ditë me radhë është duke u krijuar rend i gjatë i njerëzve që presin për ta marrë shumën prej 130 eurosh, e cila është ndarë si ndihmesë nga Qeveria në kohë pandemie.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku mund të shihen qytetarë kryesisht serbë të cilët presin në radhë.
Në video mund të vërehet se gjatë pritjes nuk janë duke u respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.