Tomas Szunyog i reagon Këshillit Prokurorial për votimin e Blerim Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Prokurorial lidhur me votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Szunyog është shprehur i indinjuar nga ky vendim i Këshillit Prokurorial.

“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar me merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, deklaroi Szunyog, transmeton lajmi.net.

Poashtu ai theksoi se “jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”.

Ndryshe sot Këshilli Prokurorial i Kosovës sot votoi unanimisht që Blerim Isufaj të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit. Propozimi i Këshillit Prokurorial do të dërgohet tek Presidentja e vendit, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin.

Por, ky propozim është i papranueshëm sipas organizatave joqeveritare: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL.

“Ky propozim për emërim të Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit bëhet nga Këshilli Prokurorial megjithëse organizatat kyçe të vendit që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë, kishin tërhequr vërejtjen se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit kishte një varg mangësish të cilat cenonin integritetin e procesit”, thuhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme