Tomë Gashi: Gjykata Speciale mund ta dënojë edhe me burgim të përjetshëm dikë

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për caktimin e dënimit ndaj ish-komandant i UÇK-së, Salih Mustafa.

Ai në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se nuk është një sinjal i mirë që Mustafa është dënuar.

Sipas tij, edhe dënimet e përjetshme janë të parashikuara, pasiqë siç thotë ai i është dhënë e drejtë Gjykatës Speciale që dikë mund ta dënojë edhe me burgim të përjetshëm.

“Zoti Thaçi dhe të tjerët, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, pritet që të dalin në gjykim në seancën e parë gjyqësore, diku në marsin apo prillin e vitit 2023. Mendojmë që tani është faktikisht, foksusi i përgatitjes së mbrojtjes së tyre në maksimum, të avokatëve të tyre së bashku me ta.Mendoj që nuk është një sinjal i mirë që Mustafa është dënuar. Nuk është një ndjenjë e mirë, sepse ata janë bashkarisht në Gjykatën Speciale, për zotin Thaçi, por edhe të tjerët që presin që gjykimi të fillojë në mars apo prill të vitit të ardhshëm. Ne fatkeqësisht i kemi dhënë të drejtën Gjykatës Speciale që dikë mund ta dënojë edhe me burgim të përjetshëm. Dënimet e përjetshme janë të parashikuara”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme