Avokati Tomë Gashi ka thënë që vendimi i kryeministrit Albin Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për shkak të koronavirusit është i drejtë.
Gashi në Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se Kurti po vepron në të mirën e shëndetit të qytetarëve.
“Qeveria Kurti ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa si ajo kur kufizohet lëvizja në kohë të caktuara n mwnyrw që të mos jemi në rrezik permanent. Nëse Kurti nuk do të merrte këtë vendim, do të vinim në një situatë të rrezikimit të shëndetit publik”.
“Unë kam parë sot se disa persona sot janë munduar që të mos e respektojnë urdhëresën e kryeministrit me arsyetimin që presidenti ka thënë ndryshe”.
Sa i përket seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë që mbahet nesër, Gashi ka theksuar se edhe nëse bie Qeveria Kurti dhe shkohet në zgjedhje, sipas tij VV do të jetë sërish e para.
“Shpresoj që Qeveria nesër nuk do të bie edhe pse disa parti e kanë këtë dëshirë. Kurti ka sjellë një dritë të populli shqiptar dhe ai [Kurti] është kryeministri më i suksesshëm. Për që është antiamerikan dhe antieuropian askush nuk beson. Ata që e kanë votuar Kurtin e kanë ditur se ai mund të sjell një dritë në fund të këtij tuneli 20 vjeçar në Kosovë”.
“Duhet të presim deri nesër. Nëse Qeveria Kurti bie deputetët do ta vërtetojnë lakminë për pushtet që e kanë pasë që 20 vjet. Nëse shkohet në zgjedhje VV përsëri do t’i fitojë”.