Avokati Gashi thotë se intervistimi i Martin Berishajt është konfidencial, nuk jep detaje

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 18:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Martin Berishaj, Tomë Gashi, ka dhënë një deklaratë rreth intervistimit që iu bë sot nga Prokuroria Speciale, ambasadorit të Kosovës në Kroac

Avokati Gashi tha për mediet se deklarata e ambasadorit Berishaj është konfidenciale, “për sqarimin e situatave që kanë qenë publike në media”, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam deklaruar dhe kam shkruar, për shkak se keni pritur gjatë, deklarimi është kryer ka pasur iniciativë vetë të shkruar prej Martin Berishaj para një viti e gjysmë. Kështu që meqenëse është konfidenciale nuk kam më tepër me ju thënë. Është deklarim konfidencial, për sqarimin e situatave që kanë qenë publike në media më tepër nuk kam çka me iu thënë”, tha Gashi.

“Intervistimi ndoshta është kryer sot, ndoshta është kryer para dy javë, ndoshta ka më u kryer në të ardhmen”, përfundoi ai.

Të ngjashme