Modelistja e shumëkërkuar është bërë ambasadore globale për kompaninë e njohur dizajnuese amerikane që nga janari i vitit të kaluar.
Prandaj, nuk është çudi që Gigi Hadid është në qendër të fushatës së re të Tommy Hilfiger, SS17, e cila është lansuar të dielën.
Bukuroshja bionde, 21 vjeçe, në këtë fushatë së pari tregoi linjat e përsosur të trupit të saj dhe pastaj talentin e saj para aparatit fotografik.
Ajo, thjesht, shkëlqente në çdo gjë që ka veshur për këtë fushatë. E një nga fotot që bie më së shumti në sy, është ajo ku Gigi ka hipur mbi një biçikletë.