Është pothuajse e kryer. Sandro Tonali së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Mialnit.
Lajmin e ka konfirmuar numri një i Brescias, Massimo Cellino.
Ai ka zbuluar se dëshironte që talenti italian t’i bashkohet Romës, por lojtari preferoi Milanin.
Interi dhe Juventusi gjithashtu e kërkuan mesfushorin 20-vjeçar.
“Sandro e ka mbështetur Milanin që kur ka qenë fëmijë. Negociatat me ta më bën dyfish më të lumtur”, tha ai.
“Do të doja ta shihja Sandron më shumë te Roma, është ekip i bukur, qytet i nxehtë, por(Sandro është fans i Milanit)”.