Toni Kroos do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid.
Mesfushori gjerman do ta vazhdojë kontratën në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur e përditshmja sportive gjermane “Bild”.
Kroos është aktualisht i lidhur me “Los Blancos” deri më 2020, por klubi dëshiron që ai të vazhdojë qëndrimin deri më 2022, me rritje të konsiderueshme të pagës.
Kroos është një prej vetëm dy futbollistëve të Real Madridit që është paraqitur në qdo ndeshje të këtij sezoni, së bashku me sulmuesin Alvaro Morata.