Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi për dy ditë me radhë kanë takuar ish-krerët e UÇK-së në burgun e Hagës.
Trajneri pejan ka njoftuar se për cilat tema kanë biseduar me Thaçin, Veselit dhe të tjerët.
“Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre” shkruan Kuka në njoftim.