Për ndërhyrje në çështjet e Brexit pas daljes së lajmit se ai do të takohet me Jean Claude Juncker në Bruksel teksa po zhvillohen bisedime të rëndësishme.
Takimi konfidencial midis ish-liderit laburist dhe shefit të Brukselit do të mbahet në selinë e Komisionit Evropian javën e ardhshme, shumë pranë vendit ku po zhvillohen bisedimet.
Vendimi i Blair për t’u takuar me “mikun e tij të mirë” është i habitshëm, pasi kohët e fundit ka deklaruar se Brexit mund të kthehet mbrapsht.
Takimi i së enjtes së ardhshme rastis me përfundimin e raundit të tretë të bisedimeve midis Sekretarit për Brexit David Davis dhe negociatorit të BE, Michel Barnier.
Do të jetë hera e dytë këtë vit që Blair takohet me ish-kryeministrin e Luksemburgut, ndërkohë që janë takuar edhe në janar 2016, disa muaj para referendumit.
Deputeti i Partisë së Pavarësisë (UKIP) Nigel Farage thotë: “Ndërhyrjet e Blair dhe dëshira për ta shitur vendin tonët nuk kanë kurrë fund. Krye-Remain-isti nuk ka më asnjë pozitë apo pushtet, vetëm deluzione”.