Tony Blair në Kuvend: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 10:57 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të vizitës së tij në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri britanik ka thënë se atë kohë i kujton tensionet e negociatat politike, teksa ka thënë se i kujton sot dhe përgjithmonë, ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair, teksa përmendi edhe refugjatët kosovarë në Shkup.

“Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyrës time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Të ngjashme