Tony Blair po mendon rikthimin për të “shpëtuar” Britaninë

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 19:52 | Nga

Ish-kryeministri britanik Tony Blair thotë se po sheh mundësinë e rikthimit të tij në rangjet e larta të politikës vendase, përmes zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit. Në një intervistë për BBC, ai thotë se kërkon të shpëtojë vendin nga kthetrat e mbështetësve të kauzës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Tony Blair thotë se Britaninë e Madhe po e marrin peng ata që mbështetën kauzën e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Ndaj dhe shprehet se po i rritet gjithnjë e më shumë dëshira për tu rikthyer në ballë të politikës së vendit. Deklaratën e bëri gjatë një interviste për median publike BBC.

Ai vetë është kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian dhe kritikon ashpër linjën që po ndjek kryeministrja aktuale Tereza Mej, para nisjes së negociatave të shkëputjes nga unioni.

Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, ai i konsideron si një çështje që qëndron mbi interesat e aleancave partiake.

Ndaj dhe sipas Tony Blarit, partitë politike duhet ta përcaktojnë se ku duhet të përqendrohen.

Për këtë arsye, ish-kryeministri shprehet se ndihet i motivuar për tu rikthyer dhe aktualisht po shqyrton mundësitë se në ç’rrafsh duhet ta shtrijë debatin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Për më tepër laburistët, nga radhët e të cilëve qeverisi Britaninë e Madhe për 10 vite, duke nisur nga 1997, janë në kërkim të një figure potente që mund ti përfaqësojë si kandidat për kryeministër.

Kreu aktual Jeremy Corbyn ka deklaruar se nuk ka ndërmend të garojë për postin e kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme