Nuk është aspak e lehtë të jesh një lojtar profesionist, pasi ka shumë gjëra që duhet bërë për të arritur aty.
Një lojtar është në shumë sy të botës dhe presioni është i gjithi mbi supet e tij, andaj gabimet janë në shanse të mëdha që të ndodhin.
Më poshtë keni 15 paraqitjet më katastrofale që kishin bërë lojtarët gjatë një ndeshje:
Dia ishte inkuadruar në lojë për vetëm 14 minuta, mirëpo që ishin të tmerrshëm, madje ai as nuk dinte si të vraponte. Por, më vonë u kuptua mashtrimi që kishte bërë ai, sepse nuk ishte lojtar profesionist dhe as që kishte luajtur më herë në ndonjë skuadër.
Pas vetëm 38 minutash që ishte futur në lojë, Gerrard ishte përjashtuar nga fusha, shkaku që kishte shkelur në këmbë Ander Herreran, për t’u përjashtuar kështu nga ndeshja.
Arsenali e kishte humbur takimin 3-1 në Emirates ndaj Moancos, derisa paraqitja e Groudit ishte e tmerrshme, aq sa edhe këpucët nuk i qëndronin në këmbë.
Carragher kishte shënuar dy auto-gola në humbjen 3-2 që pësoi Liverpooli ndaj Djajve të Kuq, derisa anglezi kishte mbetur i tronditur nga paraqitja e tij.
Spanjolli kishte bërë paraqitje të tmerrshme në finalen e Ligës së Evropës për Liverpoolin, e që Sevilla kishte marrë trofeun në duar.
30 minuta më të hidhur në karrierën e mesfushorit francez dhe nga aty Antonio Conte vendosi që mos t’ jepte më shanse atij edhe pse e kishte transferua vetë në Stamford Bridge.
Ndeshja që i dha fund rekordit prej 29 ndeshjeve pa humbje të Manchester Unitedit. Taibi kishte zëvendësuar Peter Schmeichelin e lënduar, mirëpo Gus Poyet nuk e falin dhe brenda 27 sekondash i shënoi gol, për të fituar Chelsea ndeshjen me rezultat 5-0.
Bundesliga e përshkruan paraqitjen e Baumann si një ëndërr e keqe, duke pranuar tri gola, duke bërë dy gabime të njëpasnjëshme.
Van den Buys kishte vendosur një rekord negativ derisa luante për Germinal Ekeren. Belgu nuk shënoi vetëm një, por tri auto-gola në humbjen 3-2 ndaj Anderlechtit.
Kur tifozët e skuadrës tuaj ju vërshëllejnë është e sigurt se do ju shkoj keq paraqitja. Eboue ishte disi si i humbur në fushë dhe nuk dinte se si të goditej topi nga vërshëllimat e shumta.
Ai ishte humbur një penallti dhe kishte shënuar dy auto-gola në humbje 4-0 të Stoke Cityt ndaj Chelseat.
Brazili kishte pësuar humbje 7-1 nga Gjermania. David Luiz kishte bërë disa gabime skandaloze në mbrojtje, e që ishte fajtori për atë humbje të thellë.
Debutimi më i hidhur në histori të futbolli. Woodgate kishte kaluar te Real Madridi dhe tifozët kishin pritur për një vite që të shikoni talentin e tij shkaku që ishte i lënduar. Por, paraqitja e tij përfundoi me auto-gol dhe një karton të kuq.
Tri penallti i humbi në një ndeshje. Kolumbia kishte fituar 3-0 në atë takim, derisa Palermo kishte paraqitjen më të hidhur në karrierë dhe kishte marrë shumë kërcënime me jetë nga tifozët e Argjentinës.
Portieri gjerman ishte fytyra më tragjike e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi nga dy gabimet e tij, madrilenët shënuan dy gola me anë të Karim Benzemas dhe Gareth Bale. /Telegrafi/